RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Iz’raeli vr’au ose gjy’mtoi dhjetëra mijëra fëmijë në Ga’za

okb:-iz’raeli-vr’au-ose-gjy’mtoi-dhjetera-mijera-femije-ne-ga’za

Kryetarja e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar Hetimor të OKB-së, Navi Pillay i cili heton krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze tha se Izraeli vrau ose gjymtoi dhjetëra mijëra fëmijë në Gaza, transmeton Anadolu.

Pillay mbajti një fjalim në takimin e dialogut interaktiv të mbajtur në lidhje me raportin e Komisionit në kuadër të sesionit të 56-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke thënë se “Izraeli vrau ose gjymtoi dhjetëra mijëra fëmijë në Gaza”, Pillay theksoi se mijëra fëmijë ishin ndoshta nën rrënoja.

Pillay deklaroi se sulmet e Izraelit ndikuan seriozisht në infrastrukturën e nevojshme për mirëqenien e fëmijëve, përfshirë spitalet, shkollat ​​dhe shërbimet bazë.

Related posts

Një adoleshent palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin

Rritet në 163 numri i gazetarëve të vr’arë në Ga’za

Muhamet Ramadani