RTV AHIRETI
Shëndetësi

Frutat e thata më të shëndetshme sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore

frutat-e-thata-me-te-shendetshme-sipas-vlerave-ushqyese-e-perfitimeve-shendetesore

Frutat e thata mund të zëvendsëojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin. Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të kishte shoqërohej me jo pak përfitime. Living do të rendisë më poshtë të gjitha frutat e thata më të mira për ju sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore.

# 1 Fëstëk(stika)

Sipas nutricionistëve fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruti i thata më i shëndetshëm ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën

# 2 Arrat

Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme:

Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit

Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

# 3 Arra e Brazilit

Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit , i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.

# 4 Cashews

Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.

# 5 Bajamet

Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:

Forcimi i imunitetit

Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ

Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.

Related posts

Këto ushqime konsumoni gjatë sezonit të verës

rezart morina

Çfarë është një mendimtar vizual dhe cilat janë karakteristikat e tij?

rezart morina

Ja mënyra e trupit për t’ju treguar se nuk po pini mjaftueshëm ujë!

admin