RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Familjarët e pengjeve iz’raelite bllokojnë rrugët në Tel Aviv, kërkojnë “marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve”

familjaret-e-pengjeve-iz’raelite-bllokojne-rruget-ne-tel-aviv,-kerkojne-“marreveshje-per-shkembim-te-te-burgosurve”

Familjarët e pengjeve izraelitë dhe një grup aktivistësh bllokuan rrugët në kryeqytetin Tel Aviv, duke kërkuar marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin për të rikthyer pengjet nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.

“Familjet e të rrëmbyerve (të robërve) dhe aktivistë të tjerë bllokuan kryqëzimin Ayalon në Tel Aviv dhe bënë thirrje për një marrëveshje për të kthyer të gjithë njerëzit e rrëmbyer”, njofoti televizioni shtetëror izraelit KAN.

Në lajm thuhet se edhe rrugë e kryqëzime të tjera në pjesë të ndryshme të vendit janë mbyllur për qarkullim nga familjarët e pengjeve.

Einav Zangauker, e cila ishte ndër ata që bllokuan rrugën në Jezare në veri të vendit, iu drejtua kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe i tha: “Ti humbe. Nuk ke se si t’i shpëtosh fajit. Kjo do të shkojë në varr me ty”.

“Ju zgjodhët mbijetesën tuaj politike mbi interesat e popullit tuaj, njerëzve të rrëmbyer, të zhvendosurve, rezervistëve dhe familjeve të pikëlluara”, shtoi Zangauker.

Duke theksuar se nuk do të lejojë që të “varroset” djali i saj i robëruar, Matan, Zangauker tha: “Nuk do të lejoj që në emër të mbijetesës politike të varrosni Matanin (djalin e robëruar në Gaza) dhe pengjet e tjera”.

Related posts

Turqia dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

RTI

Pakistan, të paktën 52 të vdekur nga shpërthimi në Balochistan

rezart morina

Familjet e pe’ngjeve akuzojnë Ne’tanyahun për sabotim të marrëveshjes së Ga’zës

RTI