RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja moldave nënshkruan dekretin për fillimin e negociatave të pranimit në BE

presidentja-moldave-nenshkruan-dekretin-per-fillimin-e-negociatave-te-pranimit-ne-be

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka njoftuar se ka nënshkruar një dekret për fillimin e negociatave për pranimin e vendit të saj në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

“Sot nënshkrova një dekret për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Moldavisë në BE. Moldavia ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian”, shkroi Sandu në rrjetet sociale pas një takimi të Komisionit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Ajo theksoi se negociatat për anëtarësimin do të fillojnë më 25 qershor në konferencën e parë ndërqeveritare Moldavi-BE, dy vite pasi vendi mori statusin e kandidatit.

Sandu njoftoi se zv/kryeministrja për Integrimin Evropian, Cristina Gerasimov, është emëruar kryenegociatore nga Moldavia. Presidentja moldave tha se pret që Moldavia të bëhet shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030.

“Mijëra njerëz në institucionet qeveritare qëndrojnë pas këtyre përpjekjeve për të modernizuar vendin dhe puna e secilit prej tyre ka një ndikim vendimtar në arritjen e qëllimit të vendit tonë për përgatitjen e Moldavisë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030”, tha ajo.

Sandu theksoi se integrimi në BE është e “vetmja rrugë e zhvillimit (për Moldavinë), falë së cilës do të sigurohet paqja, prosperiteti dhe një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët”.

Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian (KE) rekomandoi fillimin e negociatave për pranimin e Moldavisë dhe Ukrainës në bllokun 27-anëtarësh.

Related posts

OKB: Gati të hetojmë ngjarjen mbi vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës

admin

Të afërmit e pe’ngjeve iz’raelitë bllokojnë rrugët në Tel Aviv me kërkesën për marrëveshje me pa’lestinezët

admin6

Takim Kurtulmuş-Gashi: Shpresojmë të rrisim marrëdhëniet Turqi-Maqedoni e Veriut në çdo fushë

RTI