RTV AHIRETI
Lajme

Mes kritikash, Komisioni për media miraton Projektligjin për KPM-në

mes-kritikash,-komisioni-per-media-miraton-projektligjin-per-kpm-ne

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar sot Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media përkundër kritikave që ka pasur ky Projektligj nga organizata të ndryshme. 

Miratimi i këtij Projektligji u bë e ditur përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës.

“Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan raportet me amendamente të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur për Media; Projektligjin nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, si dhe Projektligjin nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik, të cilat do të procedohen tutje për miratim në një nga seancat plenare”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Mes kritikash, Komisioni për media miraton Projektligjin për KPM-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pakistan, përleshje mes policisë dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Imran Khan

admin

Të dëmtuarit nga vërshimet kërkojnë ndihmë konkrete nga shteti

admin

Fjalimi i Ne’tanyahut në Kongresin Amerikan i mbushur me deklarata joreale dhe kontradiktore

admin6