RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacioni kundër fajdexhinjve, shtatë të arrestuar deri më tani – Sveçla publikon pamje

operacioni-kunder-fajdexhinjve,-shtate-te-arrestuar-deri-me-tani-–-svecla-publikon-pamje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se deri më tash janë arrestuar 7 persona të përfshirë në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në operacionet që pati dje dhe sot në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë ka përfunduar.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka vijuar Sveçla.

Ai ka një lutje për qytetarët, që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale.

 

Related posts

Petkoviq mundohet ta sulmojë Kurtin pasi ky s’u ftua nga SHBA në takim për Asociacionin

admin

Sulmet izraelite në të gjithë Libanin vranë 20 persona që nga mëngjesi i sotëm

Kushtrim Guraj

Kërkohet të ndihmohet rritja e konsumit të produkteve vendëse duke ndryshuar ligjet

admin