RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sa ra shi në Prishtinë për një orë, tregon eksperti i ujërave

sa-ra-shi-ne-prishtine-per-nje-ore,-tregon-eksperti-i-ujerave

Eksperti i ujërave, Skender Bublaku, ka thënë se nga monitorimi për gjatë një ore nga stacioni i motit në lagjen Kalabria në Prishtinë reshjet e shiut kanë qenë 73.89 mm.

Ai ka thënë se reshjet e shiut që kanë rënë të dielën në Prishtinë, kanë karakteristika të ngjarjeve të jashtëzakonshme meteorologjike.

“Kujdes! Reshjet historike të shiut janë ngjarje meteorologjike të jashtëzakonshme që shënohen për shkak të sasive të mëdha të reshjeve të rëna në një periudhë të shkurtër kohe. Reshjet e sotme në Prishtinë duket se kanë këto karakteristika. Kujdes, sepse sasia e reshjeve është shumë e madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë ka bërë të ditur se reshjet kanë shkaktuar dëme dhe se ekipet e kësaj drejtorie bashkë me zjarrfikësit janë në teren.

Related posts

Disa të plagosur në veri të Izraelit pas sulmit me dron të Hezbollahut

admin

Belgjika: Armët që i kemi dhënë Ukrainës të përdoren për vetëmbrojtje jo për sulme kundër Rusisë

admin

The Daily Telegraph fshin një lajm të fabrikuar për Recep Tayyip Erdoğanin

Irfan Jahiu