RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Parlamenti i Spanjës nis diskutimet për njohjen e Kosovës

parlamenti-i-spanjes-nis-diskutimet-per-njohjen-e-kosoves

Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve spanjoll.

Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.

Related posts

Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar të paqes, synon edhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të…

admin

“Forbes” publikon listën e 10 njerëzve më të pasur në botë! Ngjitje ‘rrufe’ për bosin e “Nvidia”, Musk mban kurorën, por…

admin

Izraeli kundërshton armëpushimin në Liban gjatë bisedimeve në Washington

Hevzi