RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci në Kroaci: Miqësia jonë është e përjetshme

maqedonci-ne-kroaci:-miqesia-jone-eshte-e-perjetshme

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ndodhet për vizitë në shtetin kroat.

Maqedoni në një postim në Faceboook shkruan se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët.

“Me ftesë të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq sot vizitova Kroacinë ku zhvillova takim me Ministrin Anushiq.

Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.

Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, shkruan Maqedonci.

Ai bën të ditur se gjatë vizitës po ashtu nënshkruan marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” e që rrit edhe më tej kapacitetet e Kosovës në mbrojtje dhe siguri.

Related posts

Si ndodhi hakerimi i pajisjeve të komunikimit të grupit të Hezbollahut që la 11 të vdekur dhe rreth 4000 të plagosur? Ja skenarët që po hetohen

admin

Kriza mbyll teatrot në Hungari, qendrat kulturore s’i mbijetojnë rritjes së çmimeve

admin

SHBA e shqetësuar nga grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën

admin