RTV AHIRETI
Lajme

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

gjilanasi-mbolli-ne-serren-e-tij-edhe-kanabis-sativa,-policia-e-kosoves-pas-bastisjes-ia-asgjeson-bimet-ne-gjatesi-rreth-3-metra

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

Në njoftim thuhet se pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“.

Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi/

The post Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rusia: Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar një urë në rajonin e Kurskut

admin

OBSH: Në Gaza janë 8 mijë pacientë që duhet të evakuohen për trajtim

admin

“Kemi pasur lidhje të hapur!”- P*rdhunoi ish të dashurën e djalit, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit: Për shkak të saj u ndava nga gruaja! Babai i të miturës: Atë e bir kanë bashkëpunuar

admin