RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dërgesa e parë e mu’nicioneve nga iniciativa e udhëhequr nga Çekia mbërrin në Ukrainë

dergesa-e-pare-e-mu’nicioneve-nga-iniciativa-e-udhehequr-nga-cekia-mberrin-ne-ukraine

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala njoftoi se mbërriti dërgesa e parë në Ukrainë në kuadër të iniciativës që ata nisën për furnizimin me predha artilerie nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Në deklaratën në llogarinë e tij në platformën e rrjeteve sociale X, Fiala tha se dorëzimi i parë u bë në kuadër të nismës për furnizimin me predha artilerie në Ukrainë nga jashtë BE-së, të cilën vendi i tij e nisi në fillim të këtij viti.

Fiala deklaroi se predhat e artilerisë arritën në Ukrainë ndërsa nuk ndau informacione të detajuara lidhur me municionet.

Qeveria e Pragës nisi një iniciativë në shkurt për blerjen e predhave të artilerisë nga vende të ndryshme jashtë BE-së për Ukrainën ndërsa 15 vende anëtare të BE-së dhe NATO-s dhanë 1.6 miliard euro mbështetje për këtë nismë.

Related posts

VIDEO/ Rrëshqitje masive të dherave në Siçili, mbi 1000 njerëz largohen nga shtëpitë e tyre

admin

KFOR-i turk kryen patrullime në pikën kufitare me Serbinë

Muhamet Ramadani

Trump e quan emërimin e Mojtaba Khamenei si udhëheqës të ri suprem të Iranit “një gabim të madh”

RTI