RTV AHIRETI
Lajme

Kjo është gjendja në fshatin Kuk të Dragashit, pas vërshimeve nga reshjet e shiut

kjo-eshte-gjendja-ne-fshatin-kuk-te-dragashit,-pas-vershimeve-nga-reshjet-e-shiut

Në Komunën e Dragashit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në zona të ndryshme të komunës. Situatë alarmante është në fshatin Kuk të komunës së Dragashit, ku shihen dëme materiale nga pamjet e publikuara që qytetarët kanë shpërndarë në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen.

Si pasojë e shiut dhe vërshimeve të mëdha në këtë fshat shihet se shiu ka depërtuar brenda disa shtëpive kështu duke shkatërruar pajisje shtëpiake dhe gjendja në disa shtëpi është e pabanueshme.

Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkatërruar edhe rrugët dhe veturat e disa qytetarëve.

Qytetarët tashmë kanë filluar të pastrojnë oborret dhe rrugët e shkatërruara nga shiu.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit. Ai tha se qeveria do të jetë pranë qytetarëve.

“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.

The post Kjo është gjendja në fshatin Kuk të Dragashit, pas vërshimeve nga reshjet e shiut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Banka Botërore me 365 milionë dollarë synon krijimin e vendeve të punës në Kosovë

rezart morina

SHBA propozon rezolutën e OKB-së që mbështet armëpushimin e përkohshëm në Gaza

admin

“Tërbimi” i Italisë dhe Francës për emigrantët, BE takim urgjent

admin