RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk rikonfirmon angazhimin për anëtarësimin në BE

presidenti-turk-rikonfirmon-angazhimin-per-anetaresimin-ne-be

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan riafirmoi angazhimin e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke e përshkruar atë si “qëllimin strategjik” të vendit, raporton Anadolu.

“Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik. Është në interesin tonë të përbashkët që BE-ja t’i qaset Turqisë nga një këndvështrim i ngjashëm”, tha Erdoğan në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij estonez Alar Karis në Ankara.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe ka qenë vend kandidat që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësim filluan në vitin 2005, por hynë në ngërç pas vitit 2007 për shkak të problemit të Qipros dhe kundërshtimit të disa shteteve anëtare.

Duke folur për çështjet globale dhe rajonale, Erdoğan tha se masakrat në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë që nga 7 tetori 2023, kërcënojnë jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe sigurinë globale.

Udhëheqësi turk tha se paqja e përhershme mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete dhe bashkësia ndërkombëtare tani duhet shfaqë peshën e vet.

Duke folur për luftën në Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, Erdoğan tha se një zgjidhje e drejtë e konfliktit është e mundur përmes diplomacisë, por iniciativat që përjashtojnë Rusinë nuk do të japin rezultate.

Related posts

Britania e Madhe: Vazhdimi i tensioneve në veri, vë në rrezik të arriturat gjatë viteve në Kosovë

admin

Rizvanolli thirrje qytetarëve: Dimri do jetë tejet i vështirë, kursejeni rrymën

admin

Çavuşoğlu diskuton zgjerimin e NATO-s me Stoltenbergun dhe kryediplomatin finlandez

rezart morina