RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: E ardhmja e marrëdhënieve Rusi-BE është e keqe

kremlini:-e-ardhmja-e-marredhenieve-rusi-be-eshte-e-keqe

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se e ardhmja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE) është “e keqe”, transmeton Anadolu.

Lidhur me emrat që do të drejtojnë për 5 vitet e ardhshme BE-në, Peskov tha se Ursula von der Leyen që ka mbetur në detyrën e presidentes së Komisionit Evropian (KE) dhe Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë që u emërua në detyrën e përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, kanë paraqitur qasje kundër Rusisë.

“Për këtë arsye, nuk mendojmë se diplomacia evropiane do të shkojë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve BE-Rusi. E ardhmja e marrëdhënieve mes Moskës dhe Brukselit është e keqe”, theksoi Peskov.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me debatin në transmetim të drejtpërdrejtë mes kandidatit të Partisë Demokratike, presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden dhe kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump që garojnë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor, Peskov tha se këto debate nuk janë në rend dite të Rusisë.

“Kjo është çështje e brendshme e SHBA-së. Ne kurrë nuk kemi ndërhyrë në fushatat zgjedhore në SHBA. Nuk planifikojmë ta bëjmë këtë as këtë herë”, tha Peskov.

Related posts

“Lëvizja e Deçanit” financohet nga BIA serbe

admin6

Tërmeti në Turqi dhe Siri, BIK-u organizon aksion për të ndihmuar të prekurit

admin

Escobar para ardhjes në Prishtinë: Dialogu në moment kritik – vendimi për dinarin ishte katastrofik

admin6