RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu: Do të lu’ftojmë derisa të arrijmë të gjitha objektivat tona

ne’tanyahu:-do-te-lu’ftojme-derisa-te-arrijme-te-gjitha-objektivat-tona

Duke folur në fillim të takimit javor të kabinetit të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të luftojë derisa të arrijë të gjitha objektivat.

“Forcat tona po operojnë në Rafah, Shejaya, kudo në Rripin e Gazës. Dhjetëra terroristë po eliminohen çdo ditë.

Kjo është një luftë e vështirë që po zhvillohet mbi tokë, ndonjëherë në luftime trup me trup dhe gjithashtu nën tokë”, tha Netanyahu.

“Ne jemi të përkushtuar të luftojmë derisa të arrijmë të gjitha objektivat tona: Eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve tona, sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin dhe kthimin e sigurt të banorëve tanë në shtëpitë e tyre në jug dhe në veri”, tha ai. /abcnews

Related posts

70.000 palestinezë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa pavarësisht kufizimeve izraelite

Muhamet Ramadani

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Irfan Jahiu

“Asnjë mirënjohje nga udhëheqja ukrainase!”- Bisedimet në Gjenevë për paqen dhe kritikat nga Trump, reagon Zelensky: Falenderime për çdo lider që na mbështet

admin