Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Izzat Al-Risheq tha se përdorimi i pengjeve palestineze si mburojë njerëzore nga ushtria izraelite gjatë operacioneve të saj në Rripin e Gazës është “krim lufte” dhe bëri thirrje që Izraeli të gjykohet, transmeton Anadolu.
“Përdorimi i pengjeve (të burgosurve) palestinezë si mburojë njerëzore nga ushtria pushtuese naziste gjatë operacioneve të saj në Rripin e Gazës është një krim i plotë lufte”, tha Al-Risheq në një deklaratë me shkrim.
Ai tha se kjo është shkelje e të gjitha ligjeve të luftës dhe e të drejtave të të burgosurve. Kjo do të thotë injorim i të gjitha konventave, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Al-Risheq shtoi se listës që përfshin të gjitha llojet e shkeljeve, si urinë, poshtërimin dhe ngacmimin të cilave u nënshtrohen të burgosurit dhe pengjet palestineze, i është shtuar edhe krimi i mburojës njerëzore.
Pasi tërhoqi vëmendjen se këto shkelje përfshijnë “neglizhencë mjekësore të qëllimshme, privim nga ushqimi dhe ilaçet, thyerja e gjymtyrëve, vrasjet e ngadalta dhe ekzekutimet në terren”, Al-Risheq i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale që “në dosjen e krimeve të luftës në të cilën gjykohen liderët pushtues, të shtojnë edhe krimin e mburojës njerëzore”.
Ushtarët izraelitë më 22 qershor gjatë një bastisjeje në një shtëpi në rajonin Al-Jabiriyyat të Jeninit plagosën 3 të rinj me armë, ku njërin prej tyre e lidhën në pjesën e përparme të një xhipi ushtarak dhe e përdorën atë si mburojë njerëzore si dhe penguan ekipet e ndihmës së parë që të mbërrinin te palestinezi i plagosur.
Remember the Palestinian who was used as a HUMAN SHIELD by israel?
His name is Mujahed Abadi and he provided his testimony regarding what happened, the video you all saw is nothing compared to what he actually went through.
His testimony reported by Journalist Nida’ to… pic.twitter.com/N9dxPzbDes
— Suppressed News. (@SuppressedNws) June 24, 2024