RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 37.925 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga sul’met iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-37.925-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-sul’met-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 37.925 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 270 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 “masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 25 palestinezë dhe 81 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.925 ndërsa i të plagosurve në 87.141.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Opozita sërish bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja

RTI

Rritja e rasteve me COVID-19, ministri Latifi paralajmëron masa të reja

admin

“Izraeli po humbet mbështetje në mbarë botën”

rezart morina