RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhi në Mal të Zi

stuhi-ne-mal-te-zi

Një stuhi e madhe ka ndodhur të martën në Mal të Zi.

Në pamjet e publikuara nga mediumi “TV Teuta” shihen lisa të rrëzuara përtokë, derisa edhe komunikacioni është vështirësuar.

Pamje e rëndë është parë edhe pranë plazhit në Ulqin.

REL-i ka shkruar se si pasojë e stuhisë kanë humbur jetën dy persona. Erëra të forta janë raportuar edhe në Trebinje, qytet në jug të Bosnjë-Hercegovinës.

Zjarrfikësit dhe ekipet e mbrojtjes kanë dalë në terren.

Ndërkohë, stuhi është paralajmëruar edhe në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka rekomanduar që të mos dilet në natyrë.

Related posts

“Sindroma Magyar”: kush mund të sjellë rotacionin edhe në Shqipëri?

Irfan Jahiu

Rama: Ftesë nga Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën

admin

Scholz mbështet marrëveshjen e BE-së për azilin

admin