RTV AHIRETI
Lajme

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

konsumoi-fostoksine-para-dyerve-te-prokurorise-se-posacme,-nderron-jete-63-vjecari-nga-lezha

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT në Tiranë Pal Trashaj, i cili një ditë më parë konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

63-vjeçari nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.

Ai u dërguar menjëherë në spital pasditen e së martës por gjendja u rëndua pasi siç u raportua nga bluzat e bardha kishte konsumuar 3 kokrra fostoksinë.
Përmes një deklarate për mediat SPAK sqaron një ditë më parë se shtetasi Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj ekipit të TRT Arabisht në Gaza

admin

Bashkëshortja e tij nën hetim për korrupsion, kryeministri i Spanjës shqyrton mundësinë e dorëheqjes

admin

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza

rezart morina