RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pagjumësia në fëmijëri shkakton rritje të kolesterolit në adoleshencë

pagjumesia-ne-femijeri-shkakton-rritje-te-kolesterolit-ne-adoleshence

Sipas një studimi të ri mbi mungesën e gjumit rezulton që adoleshentët që kanë vuajtur nga pagjumësia në fëmijëri kanë një probabilitet më të lartë për të pasur probleme me rritjen e kolesterolit.

Një student i mjekësisë nga Universiteti i Helsinkit ka parashtruar se gjumi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin tonë dhe se mungesa e tij është një shkaktar për probleme të shumta në shëndet.

Për të nxjerrë një konkluzion më të qartë janë testuar 1,049 grupe adoleshentësh dhe ka rezultuar se ata që kanë probleme me gjumin janë të predispozuar të kenë një “profil lipid të dëmtuar”. Një profil lipid i dëmtuar njihet ndryshe si një “kolesterol i keq”.

Por, kolesteroli nuk është i vetmi faktor negativ që sjell mungesa e gjumit. Tek adoleshentët pagjumësia sjell një mungesë vet-kontrolli e cila reflektohet në veprimtaritë që bëhen gjatë gjithë ditës-tha studiuesja Liisa Kuula-Paavola në raportin e publikuar. Gjithashtu mungesa e gjumit tek të gjitha moshat është një nga faktorët kryesorë në: performimin e dobët të trurit, problemet me zemrën dhe obezitetin.

Related posts

Lëngu i turshisë kuron këto sëmundje

admin

Nuk duhet të pini kurrë ujë me akull

admin

Ndikimi i migrenës tek shëndeti i burrave – Metodat natyrale si të qetësoni dhimbjet

admin