RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina, 5 të vr’arë dhe dhjetëra të pla’gosur në një su’lm rus me ra’keta ndaj qytetit Dnipro

ukraina,-5-te-vr’are-dhe-dhjetera-te-pla’gosur-ne-nje-su’lm-rus-me-ra’keta-ndaj-qytetit-dnipro

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit rus me raketa ndaj qytetit ukrainas Dnipro, transmeton Anadolu.

Zelenskyy në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se forcat ruse kryen sulm me raketa ndaj qytetit ukrainas Dnipro.

Ai tha se 5 persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën në sulm. Zelenskyy shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Duke theksuar se sulmet ruse ndaj vendit të tij janë të mundshme vetëm me sisteme dhe armë të mbrojtjes ajrore moderne dhe me rreze të gjatë, Zelenskyy tha: “Bota mund të mbrojë jetë dhe kjo kërkon vendosmërinë e liderëve”.

Zelenskyy tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendngjarje.

Sipas mediave ukrainase, sulmi në fjalë është kryer në një qendër tregtare në Dnipro.

– Shkatërrohen 5 raketa dhe 5 dronë

Në deklaratën me shkrim të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse ka sulmuar sot rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës me 7 raketa dhe 5 dronë.

Një raketë lundrimi “Iskander-K”, 4 raketa ajrore të drejtuara “Kh-59” dhe 5 dronë të tipit “Shahed” janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Related posts

Francë, mësuesit në grevë për paga dhe kushte më të mira

rezart morina

Greqi/ Zjarre të mëdha pranë Athinës, në disa zona flakët arrijnë deri në 25 metra. Digjen disa shtëpi

admin

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar!

admin