RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, mbi 26 mijë të evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforni

shba,-mbi-26-mije-te-evakuuar-per-shkak-te-zjarreve-ne-kaliforni

Më shumë se 26 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen në rajonin Butte të Kalifornisë në SHBA në fillim të javës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CBS-së, zyra e sherifit rajonal tha se për shkak të zjarrit që filloi më 2 korrik është vendosur që të evakuohen më shumë se 26 mijë persona.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi se në rajon u shpall “gjendje e jashtëzakonshme”.

Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni bëri të ditur se tetë zjarrfikës u lënduan nga zjarri, shkaku i të shpërthimit të të cilit ende nuk dihet.

Related posts

500 të shpëtuar në Mesdhe, OJF-të operacione për refugjatët

admin

Muslimanët në Perëndim, në këmbë për Ujgurët

admin

Obama dhe Pelosi kërkojnë që Biden të rishqyrtojë kandidimin. Ish-presidenti i SHBA nuk beson te fitorja e tij përballë Trump

admin