RTV AHIRETI
Lajme

Turqia reagon ndaj vendimeve të Izraelit për vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor

turqia-reagon-ndaj-vendimeve-te-izraelit-per-vendbanimet-e-paligjshme-ne-bregun-perendimor

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqise ka reaguar ndaj aktiviteteve të Izraelit për vendbanimet e paligjshme në territoret palestineze nën pushtim dhe ka theksuar se vendimet që Izraeli ka marrë për “legjitimimin” e disa vendbanimeve dhe ndërtimit të vendbanimeve të reja janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Ministria turke bëri një deklaratë me shkrim lidhur me “aktivitetet e Izraelit në territoret palestineze të pushtuara”.

“Vendimet e marra nga Izraeli për të legjitimuar disa vendbanime këtu dhe për ndërtimin e vendbanimeve të reja janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, tha ministria turke.

Sipas reagimit të ministrisë, këto hapa janë tregues se Izraeli “po përpiqet ta bëjë të përhershëm pushtimin” dhe se ai “nuk ka për qëllim të ndërtojë paqen”.

Më tej, ministria turke fton komunitetin ndërkombëtar që të “paraqesë një qëndrim të vendosur dhe parimor” përballë iniciativave të Izraelit për të normalizuar pushtimin.

Dje, organizata e shoqërisë civile izraelite Peace Now (Tani paqe) tha se qeveria izraelite ka miratuar planin e saj për të ndërtuar 5.295 shtëpi të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

The post Turqia reagon ndaj vendimeve të Izraelit për vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Stano: Rezultatet e bisedimeve për dinarin varen nga aftësia e të dyja palëve

rezart morina

OKB: Kolera kërcënon 1 miliard njerëz në 43 vende

admin

Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme

rezart morina