RTV AHIRETI
Shëndetësi

Njihet si fruti i ‘majit’, zbuloni disa nga dobitë e gjetheve të manave për shëndetin tuaj

njihet-si-fruti-i-‘majit’,-zbuloni-disa-nga-dobite-e-gjetheve-te-manave-per-shendetin-tuaj

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

Manat e zinj dhe ato të bardhë janë më popullorët në mesin e 10 kultivarëve të ndryshëm të këtij fruti.

Tani, do të mësoni për karakteristikat e jashtëzakonshme të gjetheve të manave që mblidhen, thahen dhe më pas bëhen çaj.

Gjethet e manave përdoren gjërësisht në mjekësinë popullore për problemet me shikimin, pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e zemrës.

Vlerat shëndetësore të lëngut të gjetheve të manave:

Gjethet e manave përmbajnë 25 herë më shumë kalcium se sa qumështi.

Për më tepër, ato përmbajnë edhe dhjetë herë më shumë fibër se çaji jeshil dhe më shumë hekur se spinaqi.

Minerale dhe antioksidantë

Antioksidantët si beta karoteni dhe acidi askorbik, gjenden me shumicë tek manat dhe gjethet e tyre.

Ushqimet e pasura me beta karoten ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Ul nivelet e glukozës në gjak

Studimet në lidhje me diabetin kanë arritur në konkluzionin se niveli i glukozës në gjakun e pacientëve që pinin ekstrakt të manave, ulej ndjeshëm në dy orët e para pas pirjes së këtij ekstrakti.

Ul kolesterolin e keq

Çaji i gjetheve të manave ndihmon në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit të keq, rrjedhimisht duke i ardhur në ndihmë zemrës.

Lufton të ftohtin

Lëngu i gjetheve të manave përdoret për të trajtuar problemet me mëlçinë. Ai përdoret edhe kundër dhimbjeve të kokës, kollës, dhimbjeve të syve, etheve dhe acarimeve të fytit.

Ky çaj përdoret edhe për të zmbrapsur simptomat e të ftohtit dhe shmangur rritjen e baktereve.

Përmban magnez

Magnezi është thelbësor për funksionin e nervave, muskujve dhe zemrës.

Ai rrit energjinë e metabolizmit, forcon kockat, ndihmon sistemin imunitar, mban nën kontroll nivelet e sheqernave në gjak dhe ruan tensionin e gjakut në nivele normale.

Tonik për gjakun

Sipas të dhënave, çaji i gjetheve të manave përmirëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë dhe forcon sistemin në përgjithësi.

Ky lëng qetëson nervat dhe pasuron gjakun. Ai pastron mëlçinë dhe forcon veshkat.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të manave:

Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata manash.

Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar.

Related posts

Ushqimet e pasura me kalcium

admin

Çfarë nuk duhet të hamë asnjëherë në mëngjes

Muhamet Ramadani

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin