RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria anulon takimin Baerbock-Szijjarto në Budapest

hungaria-anulon-takimin-baerbock-szijjarto-ne-budapest

Hungaria ka anuluar takimin mes shefes së diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock dhe atij të diplomacisë hungareze, Peter Szzijjarto, të planifikuar për më 8 korrik në Budapest, transmeton Anadolu.

Siç raportuan mediat gjermane, Baerbock nuk do të vizitojë Budapestin më 8 korrik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë theksoi se pala hungareze anuloi takimin me ministrin Szijjarto, duke shtuar se pala gjermane është e zhgënjyer nga anulimi.

“Një takim serioz dhe i ndershëm mes dy ministrave të jashtëm do të kishte qenë shumë i rëndësishëm në lidhje me vizitën e papritur dhe të pakoordinuar të kryeministrit Orban në Moskë”, tha ministria gjermane.

Dje, kryeministri hungarez, Viktor Orban, vizitoi Moskën dhe u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e kryeministrit Orban në Moskë, e para e tij që nga fillimi i luftës në Ukrainë, u kritikua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell.

Në lidhje me “misionin e paqes” të kryeministrit hungarez në Moskë, Michel tha se “presidenca e radhës e BE-së (Hungaria) nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së”.

Borrell po ashtu deklaroi se Orban nuk përfaqësonte BE-në në asnjë mënyrë.

Related posts

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

Muhamet Ramadani

Sulm masiv me armë pranë Johanesburgut, 12 persona humbin jetën

admin

Mbi 17 000 viktima nga dhuna me armë në SHBA që nga fillimi i vitit

admin