RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria amerikane të dielën përfundon tërheqjen nga Nigeri

ush’tria-amerikane-te-dielen-perfundon-terheqjen-nga-nigeri

Ushtria amerikane ka planifikuar ta përfundojë tërheqjen e të gjithë personelit amerikan nga baza ajrore 101 e Nigerit në kryeqytetin e vendit, Niamey, të dielën.

Kështu deklaroi të shtunën gjenerali amerikan i ngarkuar me koordinimin e tërheqjes, Kenneth Ekman.

“Me atë rast do të mbajmë një ceremoni të përbashkët për nisjen e aeroplanit të fundit amerikan C-17. Qeveria e Nigerit do të marrë kontrollin e ish-territoreve dhe objekteve të SHBA-së”, ka thënë Ekman në një video-konferencë nga kryeqyteti i Nigerit, raportoi Reuters.

Junta qeverisëse e Nigerit në prill urdhëroi SHBA-në të tërhiqte rreth 1000 personel ushtarak nga vendi. Deri në grusht shtetin e vitit të kaluar, Nigeri ishte partner kyç në luftën e Uashingtonit kundër rebelëve në rajonin Sahel të Afrikës. /koha

Related posts

Arabia Saudite reagon ndaj bastisjes së Xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit

Muhamet Ramadani

Tragjedi në Nigeri! Shembet shkolla teksa klasat ishin të mbushura me nxënës, humbin jetën 22 fëmijë, qindra të plagosur

admin

Çka pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

Muhamet Ramadani