RTV AHIRETI
Shëndetësi

Po shtoni peshë, keni pagjumësi dhe ankth? Ja çfarë po ndodh me hormonet tuaja

po-shtoni-peshe,-keni-pagjumesi-dhe-ankth?-ja-cfare-po-ndodh-me-hormonet-tuaja

Ndryshimet hormonale prekin të gjithë që nga lindja deri në vdekje. Për gratë, ndryshimet më të theksuara vijnë gjatë moshës 40 -50 vjeçare, por ato janë të dukshme që në moshën 30-vjeçare.

Shumë gra kanë simptoma hormonale të mëhershme , të cilat kanë shumë të bëjnë jo vetëm stilin e jetës dhe dietën, por edhe ndotjen, toksinat dhe xenoestrogjenet (kimikatet sintetike që veprojnë si estrogjen në trupin tonë) që ne jemi të ekspozuar çdo dite . Ja disa nga simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale:

Shtim peshe: Një dietë e mirë ushqimore dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në mbajtjen e një peshe normale dhe konstante. Mirëpo kur vuani nga çrregullimet hormonale mbajtja e një peshe konstante është e vështirë, pavarësisht ushqimit apo stërvitjes.

Rritja e yndyrave në zonën e barkut dhe humbja e masës së muskujve: Kur sistemi juaj endokrin është nën stres, ka një nënprodukt të hormoneve të caktuara dhe një mbiprodhim të të tjerëve. Kjo e bën trupin tuaj të ruajë yndyrë për përdorim në të ardhmen, duke rritur yndyrën në bark.

Libido e ulët: Një nga simptomat më të dukshme të mosbalancimit hormonal është dëshira e ulët seksuale.

Lodhja: Kjo është një shenjë e zakonshme që ju bën të ndiheni të pafuqishëm edhe kur nuk keni arsye apo jeni duke ndenjur shtrirë.

Ankthi, nervozizmi dhe depresioni: Ankthi dhe depresioni janë të dhëna që ju keni një çekuilibër hormonal, nivel të lartë toksinash dhe stres, që ka shumë mundësi të shkaktohen nga ushqyerja e keqe.

Pagjumësia: Një gjumë i keq nis ciklin e stresit fizik e mendor duke çuar në rritjen e nivelit të kortizolit, i cili ndikon drejtpërdrejt në çrregullimin hormonal.

Djersitje: Kjo ndodh në çdo moment dhe pa bërë asgjë.

Problemet e tretjes: Gazra, fryrje dhe tretje e ngadaltë janë probleme të zakonshme hormonale. Kur nuk keni tretje optimale, trupi juaj është i uritur për shkak të nxjerrjes së dobët të lëndëve ushqyese.

Related posts

Çfarë i ndodh trupit tonë, kur teshtijmë 3 herë rresht!?

admin

Veshi i mesit/ Shqetësimet pas Covid19 në aparatin e dëgjimit

admin

Çfarë duhet të hash që të mos kesh vapë, ushqimet që të mbajnë freskët në verë

rezart morina