RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski nuk merr ministra shqiptarë në samitin e NATO-s, reagon BDI

mickoski-nuk-merr-ministra-shqiptare-ne-samitin-e-nato-s,-reagon-bdi

Kryeministri Hristijan Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisësë Veriut në Samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Qeveria informoi se delegacioni përbëhet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimin se koalicioni, siç thonë ata, humbës i zgjedhjeve VLEN, si protagonist të poshtërsimit të shqiptarëve, po shpërbën gjithçka të arritur për dy dekada me radhë.

“Delegacioni monoetnik nga Qeveria monoetnike është një dëshmi shtesë se vazalët e VLEN-it i shumëzon me zero si pasojë e mungesës së legjitimitetit zgjedhor dhe etnik. Sot, në delegacionin e RMV-së në Samitin e NATO-s nuk ka vend as për zëvendëskryeministrin ‘xhentëllmen’ e lëre më ndonjë minister”.

Sipas BDI-së, prezenca simbolike e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe jo në punimet e samitit, nuk e mbulon, siç thonë ata, turpin e shkeljes me dy këmbë të rolit dhe dinjitetit të shqiptarëve si popull shtetformues në vend.

Në samit do të shënohet 75-vjetori i themelimit të NATO-s dhe do të diskutohen të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Tema kryesore të Samitit do të jenë sigurimi i mbështetjes së besueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, forcimi i bashkëpunimit industrial të mbrojtjes trans-atlantike dhe rritja e prodhimit të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale me vendet e rajonit Indo-Paqësor. /shenja

Related posts

Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet

rezart morina

Anija me ndihma humanitare niset për në Gaza nëpërmjet ishullit të Qipros

admin6

Listës së dëshmitarëve në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i shtohen edhe tri “viktima”

rezart morina