RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez Xi pret kryeministrin hungarez Orban në Pekin

presidenti-kinez-xi-pret-kryeministrin-hungarez-orban-ne-pekin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, priti sot kryeministrin hungarez Viktor Orban në Pekin, ku diskutuan për konfliktin në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Kina është fuqi kyçe në krijimin e kushteve për paqe në luftën Rusi-Ukrainë”, tha Orban pas takimit të tij me Xi.

“Kjo është arsyeja pse erdha të takohem me presidentin Xi në Pekin, vetëm dy muaj pas vizitës së tij zyrtare në Budapest”, tha ai në X.

Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedime në kompleksin shtetëror Diaoyutai në kryeqytetin kinez.

Pas zbritjes në Pekin, Orban e quajti vizitën si “Misioni i Paqes 3.0”.

Javën e kaluar, Orban u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për të diskutuar propozimet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, marrëdhëniet Rusi-Evropë dhe sigurinë evropiane.

Hungaria ka marrë presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian deri më 31 dhjetor.

Related posts

Palestinë: Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina

Gërvalla për draftin e Asociacionit: Jo shumë i mirë, por s’lejojmë të dëmtohet shteti

admin

Joe Biden para bisedimeve të rëndësishme për Ukrainën

rezart morina