RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konkursi për rreshterë në polici, IPK-ja përfundon hetimet- nxjerr 8 rekomandime

konkursi-per-rreshtere-ne-polici,-ipk-ja-perfundon-hetimet-nxjerr-8-rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i inspektimit ka publikuar raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm lidhur me “Vlerësimin e menaxhimit të procesit të gradimit për rreshterë”.

Inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në Departamentin e Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës (përfshirë edhe Drejtorinë për Zhvillimin e Performancës dhe Karrierës), si edhe Komisionin e procesit të gradimit. Kërkesa për inspektim ka ardhur si rrjedhojë e shqetësimeve mbi numrin e konsideruar të ankesave të drejtuara në IPK, lidhur me rregullsinë e procesit të gradimit për rreshter.

Qëllimi i inspektimit ka qenë të vlerësohet integriteti i procesit të gradimit dhe të hidhet dritë mbi rregullsinë e tij. Inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me identifikimin e pozitave të lira dhe analizën e nevojave për personel të graduar, respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë të palëve, aplikimin dhe testimin, vendimmarrjen, transparencën, si dhe trajtimin e ankesave të palëve të pakënaqura.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin ekzekutiv, drejtues dhe atë administrativ.

IPK-ja në kuadër të raportit ka dhënë tetë (8) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e rishikimit të harmonizimit të bazës ligjore që rregullon procedurën e gradimit për zyrtarët policor me periudhën e realizimit të trajnimit themelor, përfshirjen e plotë të kritereve të aplikimit në kuadër të shpalljeve të proceseve të gradimit, aplikimin e masave kufizuese të aplikimeve në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore (PRIMS), respektimin e parimit të përfshirjes në panele vlerësuese edhe të anëtarëve nga radhët e komuniteteve të tjera etnike, përgatitjen më të mirë teknike të procesit të testimit me shkrim, etj.

IPK-ja pret nga drejtori i përgjithshëm të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime për të evituar çfarëdo dobësie apo lëshimi në këtë proces të gradimit, duke e konsideruar raportin e inspektimit si pasqyrues të gjetjeve që mund të kenë dëmtuar kredibilitetin e mbarëvajtjes së procesit në fjalë.

Lidhur me rezultatin e inspektimit, duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):

RAPORT-I-INSPEKTIMIT-NR.-02-2024-VLERESIMI-I-MENAXHIMIT-TE-PROCESIT-TE-GRADIMIT-PER-RRESHTE-0a2c762d-c6c7-497a-aedd-9b234fdee790

Related posts

Kurti sërish kërkon nga ShBA-ja t’i bëjë presion Serbisë për kthimin e Radojçiqit në Kosovë

RTI

Krasniqi i reagon Lajçakut, e pyet pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit

admin

Biden nënshkruan ligjin e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh me financim për Ukrainën dhe Izraelin

admin6