Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Në seancën e sotme, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyn në sallë me kollare.
Kështu njoftoi avokatja e tij e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo.
Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.
The post Kollarja me shqiponje i hiqet Jakup Krasniqit para se të nisë seanca first appeared on Radio Televizioni Iliria.