RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Evropa të ndjekë “politikë autonome” për konfliktin Rusi-Ukrainë

orban:-evropa-te-ndjeke-“politike-autonome”-per-konfliktin-rusi-ukraine

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se Evropa ka një “politikë lufte” lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe lë të kuptohet se Evropa ka nxitur luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetat “Bild” dhe “Welt” të lidhur me grupin gjerman Axel Spriger, Orban kritikoi qëndrimin e Evropës në luftën Rusi-Ukrainë. “Më vjen keq që jam i detyruar ta them këtë, por edhe Evropa ka një politikë lufte”, tha ai.

Orban i bëri thirrje Evropës që të “ndjekë politikë autonome” nga SHBA-ja dhe shtoi se “Viktima e vërtetë e të dy palëve të luftës janë ekonomia dhe qytetarët e Evropës”.

Ai vuri në dukje se beson që në front nuk do të mund të gjendet zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë. “Njerëzit, ne, bota duan paqe. Ndaloni së vrari njëri-tjetrin. Të fillojmë negociatat ose kuptoni të paktën që nuk ka zgjidhje në terren”, tha ai.

Pasi rikujtoi se Kievi dhe Moska kanë zhvilluar bisedime, Orban tha: “Kam pasur mundësinë të bisedoj me presidentët e Rusisë dhe të Ukrainës. Më besoni mua, dy ose tre muajt e ardhshëm do të jenë shumë më brutalë nga sa mendojmë”.

“Shumë politikanë evropianë dëshirojnë menjëherë një zgjidhje që nuk ekziston”, deklaroi Orbani i cili shtoi se:

“Rruga që shkon drejt paqes fillon me kërkimin e paqes nga ata që janë në luftë ose ata që janë afër saj. Lufta nuk bie nga qielli me shportë. Lufta është rezultat i vendimeve të njerëzve të caktuar. Pikërisht për këtë arsye ne duhet t’i gjejmë këta liderë botërorë. Çfarë po bëjnë Kina, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian? Kina ka një plan paqeje. Amerika ka një politikë lufte. Ndërsa Evropa në vend që të ketë qasjen e saj strategjike, ajo kopjon vetëm pozicionin e Amerikës”.

Kryeministri hungarez mbron idenë e tij se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës nuk do të mund ta ndodhte kurrë nëse ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, do të ishte ende kancelare. “Merkel ka aftësinë, qasjen dhe shkathtësinë për të izoluar konfliktet që janë të këqija për Evropën”, tha Orban.

Related posts

Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona – VIDEO

admin

Çështja e dinarit diskutohet të mërkurën në Bruksel

admin

Pyje të shkrumbuara, banesa të shndërruara në hi dhe njerëz të trishtuar, pamjet nga shkatërrimi që la pas zjarri në Atika (FOTOLAJM)

admin