RTV AHIRETI
Lajme

Arratiset Marko Roshiq, njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

arratiset-marko-roshiq,-njeri-nga-te-denuarit-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiqit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall aktgjykimi dënues ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviq, i cili ishte lideri i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’.

Me tetë vite burgim u dënua Marko Roshiq, për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Ivanoviq ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018,  në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.

Të akuzuarit nuk ishin në seancë kur u shpallë aktgjykimi dënues. /Telegrafi/

The post Arratiset Marko Roshiq, njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti i Iranit vdiq në aksident me helikopter, po kush do ta zëvendësojë Ebrahim Raisi? Ja çfarë parashikon ligji

admin

SHBA i kthen Italisë më shumë se 250 artefakte të vjedhura

rezart morina

Pendarovski: Aleanca s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

admin