RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori rus për samitin e NATO-s: S’dëgjuam mesazhe për paqen, vetëm demonizimin

ambasadori-rus-per-samitin-e-nato-s:-s’degjuam-mesazhe-per-paqen,-vetem-demonizimin

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoly Antonov, ka komentuar ditën e parë të samitit të NATO-s në Uashington duke thënë se anëtarët e aleancës treguan agresivitet ndaj Rusisë.

Duke komentuar takimin hapës në samitin e NATO-s në Uashington, Antonov ka thënë se nuk dëgjoi asnjë fjalë të vetme për paqen.

“Dita e parë e samitit të NATO-s konfirmoi natyrën agresive të aleancës dhe satelitët e saj vazhduan të predikonin militarizmin dhe zgjerimin ushtarak”, ka thënë Antonov.

Sipas Antonov, vendet perëndimore vazhdojnë të imponojnë urdhra autoritar, dhe përsëri përmendi teorinë e konspiracionit për të ashtuquajturin “miliardë të artë”.

“I njëjti përshkallëzim i psikozës ushtarake dhe demonizimi i furishëm i vendit tonë. Aleanca e Atlantikut të Veriut po përpiqet të frikësojë publikun dhe të justifikojë rritjen e shfrenuar të shpenzimeve për të mbështetur Kievin në mënyrë që t’i shkaktojë disfatë strategjike Rusisë”, ka thënë diplomati rus.

Nga e marta deri të enjten në Uashington mbahet samiti i 75-vjetorit të NATO-s dhe fokusi kryesor do të jetë vazhdimi i ndihmës për Ukrainën.

Related posts

VIDEO/ Pas dhjetë vitesh, Rusia tërhiqet nga një prej bazave ushtarake më të rëndësishme në Siri! Ngarkon ‘plaçkat’ nëpër avionë, shikoni pamjet

admin

Si na nderoi dhe na turpëroi Baki Goxhaj

Muhamet Ramadani

“Të tronditur dhe tmerruar”- BE dënon sulmin në Moskë ku u vranë 40 persona, mbi 100 u plagosën

admin