RTV AHIRETI
Lajme

Presidentja Osmani takon sot kryeministrin bullgar

presidentja-osmani-takon-sot-kryeministrin-bullgar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe siguri rajonale.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kanë diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.

“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkruan ajo. /Telegrafi/

The post Presidentja Osmani takon sot kryeministrin bullgar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dyshohet se furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE paralajmëron Iranin me sanksione

admin

VOA: A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

admin

Analiza e VOA: Biden – Trump, qasje të ndryshme për debatin e parë presidencial

admin