RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE dënon su’lmin e Iz’raelit në Ga’za

be-denon-su’lmin-e-iz’raelit-ne-ga’za

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se dënojnë sulmin e ushtrisë izraelite në shkollën ku u strehuan civilët e zhvendosur në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në postimin në llogarinë e tij X, Borrell tha se dhjetëra njerëz humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në shkollën ku palestinezët e zhvendosur u strehuan në qytetin Khan Younis.

“Deri kur civilët e pafajshëm do të mbajnë peshën kryesore të këtij konflikti? Ne dënojmë çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Borrell përsëriti thirrjen për “armëpushim të menjëhershëm” për t’u dhënë afat civilëve të bllokuar, për të liruar të gjithë robërit dhe për të ofruar ndihma humanitare.

Të paktën 29 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite dje në portën e shkollës ku u strehuan palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve ndërkombëtare, Izraeli vazhdon të sulmojë zonat civile në Rripin e Gazës.

Related posts

AUV: Domatet nga Shqipëria të lejuara për konsum

admin

82 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 32.705 shifra e përgjithshme

RTI

Kurti: 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës

rezart morina