RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ga’za/ Nxirren 60 trupa nën rrënoja pas tërheqjes së trupave iz’raelite nga Shu’jaiya

ga’za/-nxirren-60-trupa-nen-rrenoja-pas-terheqjes-se-trupave-iz’raelite-nga-shu’jaiya

Rreth 60 trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave në Shujaiya, një lagje e Gazës, nga e cila ushtria izraelite thotë se u tërhoq të mërkurën mbrëma pas dy javësh operacione.

“Kur forcat izraelite pushtuese u tërhoqën nga lagjja Shujaiya, ekipet e Mbrojtjes Civile, me ndihmën e banorëve, arritën të gjenin rreth 60 trupa deri më tani”, tha zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile në Gaza.

Zëdhënësi theksoi se ata u nxorrën të vdekur nga rrënojat e lagjes në qytetin e Gazës, e cila është kthyer në një “zonë shkatërrimi”, pasi 85 përqind e banesave u cilësuan si të pabanueshme.

Të mërkurën mbrëma, ushtria izraelite njoftoi se kishte përfunduar operacionin në Shujaya, ku luftime të ashpra po vazhdonin që nga 27 qershori, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin për siguri.

Sipas Izraelit, gjatë operacionit u lokalizuan dhe u shkatërruan tetë tunele, ndërsa u vranë “dhjetëra terroristë”. /abcnews

Related posts

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

admin

Ukrainë, kapet një grup agjentësh rusë që planifikonin sulme terroriste në Kiev

RTI

SHBA-ja i fut në listë të zezë edhe 10 individë nga Ballkani, emrat e tyre

admin6