RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Ka “progres” në bisedimet e ar’mëpushimit në Ga’za

shba:-ka-“progres”-ne-bisedimet-e-ar’mepushimit-ne-ga’za

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka deklaruar se ka “progres” në bisedimet për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, raporton Anadolu.

“Ne shohim progres. Ne shohim mundësinë e arritjes së marrëveshjes. Natyrisht nuk mund ta garantojmë këtë, sepse ka shumë detaje për t’u arritur. Ekipet tona në rajon, derisa flasim, po punojnë në shumë nga ato detaje. Ne mendojmë se çështjet e mbetura mund të zgjidhen, duhet të zgjidhen”, tha Sullivan.

Ai shtoi se janë “më pozitiv sot” sesa kanë qenë në muajt e fundit.

“Presidenti Biden do ta trajtojë këtë më vonë sot”, theksoi ai.

SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit që do të garantojë shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim nga të dyja palët.

Një takim katërpalësh u mbajt dje në Doha me drejtorin e CIA-s, Bill Burns, kryeministrin e Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel dhe kreun e Mossad-it, David Barnea.

Një ekip negociator izraelit dje u kthye në Izrael nga Katari pasi mori pjesë në takim.

Për muaj të tërë, përpjekjet e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje për një shkëmbim pengjesh dhe armëpushimi janë penguar nga refuzimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Related posts

Pa’lestina: Sa herë që bota bën presion për ar’mëpushim, Iz’raeli përgjigjet me ma’sakra

admin6

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

admin

Bajrami: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Ukrainës si rezultat i dështimit të Qeverisë

RTI