RTV AHIRETI
Lajme

Greqi, paralajmërim për rrezik zjarresh në pyje

greqi,-paralajmerim-per-rrezik-zjarresh-ne-pyje

Ministria greke e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka përfshirë rajone të ndryshme të vendit në “kategorinë 3”, e cila është “rrezik i lartë zjarresh”, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së ministrisë, Atika, Kreta, Evia (Eubea) dhe Peloponezi, përfshirë Athinën, janë ndër rajonet me “rrezik të lartë zjarresh”.

Në deklaratë thuhet se Trakia Perëndimore është përfshirë në “kategorinë 4” për shkak të probabilitetit “shumë të lartë” të zjarrit dhe qytetarët pranë zonave pyjore janë paralajmëruar të shmangin sjelljet që mund të shkaktojnë zjarr dhe të kenë kujdes.

Gjithashtu u njoftua se zjarret që shpërthyen dje në zonat pyjore të Trakisë Perëndimore dhe sot në afërsi të Amaranta-s dhe Kimmeria-s ku jetojnë turqit, janë vënë nën kontroll duke ndërhyrë nga ajri dhe toka para se të zgjeroheshin.

Më tej thuhet se vijon ndërhyrja ndaj zjarrit në pyll që ra sot në afërsi të Selanikut.

The post Greqi, paralajmërim për rrezik zjarresh në pyje first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

U akuzua se është transgjinore, gruaja e presidentit të Francës fiton gjyqin! Sa para do dëmshpërblehet Brigitte Macron

admin

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës

rezart morina

Kush është ish-agjenti i Putin, gjenerali i urryer që po “pushton” Rusinë me ushtrinë ukrainase?

admin