RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenden ku’foma të shkrumbuara pas tërheqjes së pjesshme të ush’trisë iz’raelite nga Ga’za perëndimore

gjenden-ku’foma-te-shkrumbuara-pas-terheqjes-se-pjesshme-te-ush’trise-iz’raelite-nga-ga’za-perendimore

Pas tërheqjes së pjesshme të forcave izraelite sot nga një zonë në jugperëndim të qytetit të Gazës, katër ditë pas fillimit të një operacioni ushtarak atje, u zbuluan dhjetëra trupa të shpërndarë nëpër rrugë dhe nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara, raporton Anadolu.

Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza, deklaroi se “ushtria izraelite po tërhiqet nga lagjja Tel al-Hawa, zona industriale dhe ‘Spitali i Miqësisë së Pacientit’, duke u shtrirë në Rrugën 8 në periferi jugore të Tel al-Hawas”.

“Ekipet e Mbrojtjes Civile zbuluan eshtra individësh të vdekur dhe banorësh plotësisht të djegur në Tel al-Hawa dhe zonën industriale. Nxorëm kufoma të shkrumbuara nga një familje e vetme dhe vazhdojmë të marrim thirrje shqetësuese nga lagjja Tel al-Hawa dhe zona industriale”, shtoi Basal.

Sipas burimeve mjekësore palestineze që folën për Anadolu, ekipet e ambulancës gjetën trupat e pesë palestinezëve brenda Spitalit të Miqësisë së Pacientit, që ndodhet në perëndim të qytetit të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona.

Ndërkohë, zyra qeveritare për media në Gaza tha: “Kemi marrë raportime për mizori të rënda të kryera nga forcat okupuese në lagjen Tel al-Hawa”.

Dëshmitarët okularë informuan korrespondentin e Anadolut se qindra njësi banimi në lagjen Tel al-Hawa dhe zonën industriale ose u dogjën ose u shkatërruan plotësisht nga ushtria izraelite.

Të hënën, ushtria izraelite deklaroi fillimin e një operacioni tokësor në qytetin e Gazës, gjatë të cilit u shënjestrua edhe selia e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Izraeli ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor. Fushata ushtarake e ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës me 2,3 milionë njerëz në gërmadha, duke lënë shumicën e civilëve të pastrehë dhe në rrezik nga uria.

Izraeli akuzohet gjithashtu për kryerje gjenocidi në enklavën e rrethuar palestineze dhe rasti gjyqësor është duke vazhduar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Related posts

Destatis: Popullsia gjermane i kalon 84 milionë banorët

admin

Joseph publikon foto nga Mitrovica, thotë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte një fillim pozitiv për shqiptarët dhe serbët

RTI

Mbajtja e mësimit të shtunave konsiderohet proces i dështuar

admin