RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për ndryshimet klimatike

shqiperia-dhe-gjermania-nenshkruajne-marreveshje-per-ndryshimet-klimatike

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, kanë nënshkruar marrëveshjen “ALBAdapt”, e cila ka si qëllimin përmirësimin e sistemit të informacionit për shërbimin meteorologjik dhe klimën përmes krijimit të një sistemi për paralajmërimet e hershme sipas standardeve ndërkombëtare.

“Masat që duhen marrë nuk janë thjesht teorike. Bashkitë, komuniteti, institucionet, agjencitë dhe qeveria duhet të kemi shumë aksione përpara që këto të mos ndodhin dhe t’i parandalojmë.”, tha ministrja e Shqiprisë.

Ndërsa, Ambasadori Karl Bergner tha se “Jemi të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë t’u bëjë ballë ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike janë një fakt dhe duhet të përshtatemi ndaj pasojave. Me këtë projekt ndihmojmë edhe Shërbimin Meteorologjik në parashikime më të sakta në mënyrë që të shpëtojmë jetë në kushtet e motit ekstrem”.

Projekti “ALBAdapt” i nënshkruar nga të dyja shtetet synon të rrisë kapacitetin adaptues dhe qëndrueshmërinë klimatike të Shqipërisë nëpërmjet gjenerimit, koordinimit dhe përdorimit efektiv të informacionit mbi klimën në formën e një shërbimi hidrometeorologjik kombëtar dhe kuadri kombëtar funksional për shërbimet e klimës, një sistemi të paralajmërimit të hershëm duke paralajmëruar rreziqet tek njerëzit, të cilat së bashku përbëjnë një sistem “të bashkuar” të informacionit klimatik dhe paralajmërimit (CIEWS).

Me mbështetjen e Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF), një buxhet prej 36 milionë eurosh do të vihen së shpejti në dispozicion për të përgatitur Shqipërinë për ndryshimet klimatike.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në drejtim të Agjendës së gjelbër dhe miratimi i kësaj marrëveshjeje shënon nisjen e punës për projektin “Albadapt”, projekti më i rëndësishëm përshtatës i Shqipërisë në fushën e ndryshimeve klimatike.

Related posts

2 fëmijë të vrarë dhe 9 të plagosur në sulmin me thikë në Mbretërinë e Bashkuar

admin6

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

admin

Hamasi shpreh “shqetësim të madh” për rrëzimin e helikopterit të presidentit iranian

admin