RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pjetër Shala shpallet fajtor, dënohet me 18 vjet burgim

pjeter-shala-shpallet-fajtor,-denohet-me-18-vjet-burgim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale të martën.

Shala është dënuar me burgim të njësuar në kohë prej 18 vjetësh, ku llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.

“Ju shpall fajtor për veprat penale në vijim: ndalim arbitrar si krim lufte… si pjesë e ndërmarrjes se përbashkët kriminale në formën e saj bazë. Për pikën 3 të aktakuzës për troturë si krim lufte, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në formën bazë të saj dhe pika 4- vrasje e paligjshme si krim lufte si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në formën bazë të saj”, tha Veldt-Foglia, kryetarja e trupit gjykues.

Shala u shpall i pafajshëm për pikën dy të akuzës për trajtim mizor.

Për pikën 1 të akuzës, Shala u dënua me 6 vjet burgim, me 16 vjet burgim për pikën tre dhe 18 për pikën 4.

Procesi gjyqësor kundër Shalës nisi më 21 shkurt 2023. Shala është deklaruar i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës – ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Aktakuza pretendon se Pjetër Shala dhe disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së në mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 “morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë”.

Shala ishte arrestuar në mars 2021 në Belgjikë dhe ishte transferuar në paraburgim në Hagë, në prill të atij viti.

Aktgjykimi ndaj Shalës është i dyti nga Specialja, pas atij ndaj Salih Mustafës, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në dhjetor të vitin 2022, ishte dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Related posts

Kryeministri britanik nën presion për t’i kërkuar Trumpit të heq dorë nga veprimet ligjore ndaj BBC-së

RTI

Frikë për përshkallëzim të luftës/ Joe Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk është në dobi të arritjes së armëpushimit

admin

Paqja dhe siguria në Kosovë, temë diskutimi mes Osmanit dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Muhamet Ramadani