RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shërbimit Korrektues i shtohen edhe 64 pjesëtarë të rinj

sherbimit-korrektues-i-shtohen-edhe-64-pjesetare-te-rinj

Kanë diplomuar 64 kadetë të gjeneratës 44 të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë ceremoni të diplomimit të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin. Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu iu ofroi mbështetje dhe i falënderoi për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.

Related posts

18 milionë euro borxhi ndaj “Termokosit”

admin6

Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

admin

Pas pesë ditë kërkimi, gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

admin6