RTV AHIRETI
Lajme

Nis hetimi për Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

nis-hetimi-per-sherbimin-sekret-lidhur-me-sulmin-ndaj-ish-presidentit-trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të “vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024”.

Agjencia nuk dha asnjë detaj se kur kishte nisur hetimi. Njoftimi ishte mes një listë të gjatë me çështje në vazhdim, që po ndiqen nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë presidenti Joe Biden kishte kërkuar një hetim të pavarur të procedurave për garantimin e sigurisë gjatë tubimit për zotin Trump.

Sulmi me armë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj se si personi i dyshuar, 20 vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte arritur të ngjitej në çatinë e një godine që kishte fushëpamje të qartë të vendit ku po fliste ish-presidenti dhe që ndodhej 135 metra larg.

Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë. Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Crooks u vra nga snajperat e Shërbimit Sekret.

The post Nis hetimi për Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Samiti i G7-s në Hiroshima: Solidaritet me Kievin

rezart morina

“Desh goditi dhe fëmijët tanë”- Sulmi në një autobus në Gjermani, si tre gra shqiptare ndaluan agresoren: Ishte tmerr! I hoqëm thikën dhe e shtrimë në tokë

admin

Hakan Fidan: Ngjarjet në rajon parashikojnë që lufta e Gazës të përshkallëzohet në një vorbull më të gjerë

admin6