RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti iz’raelit kundërshton projektligjin për hetim zyrtar për sulmin e 7 tetorit nga Ha’masi

parlamenti-iz’raelit-kundershton-projektligjin-per-hetim-zyrtar-per-sulmin-e-7-tetorit-nga-ha’masi

Parlamenti izraelit (Knesset) ka votuar kundër një projektligji për krijimin e një komisioni zyrtar për të hetuar sulmin e 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

Projektligji u refuzua me një diferencë të ngushtë, respektivisht me 53 anëtarë që votuan kundër dhe 51 pro.

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, propozimi u paraqit nga anëtarja e Knesset-it, Orit Farkash-Hacohen, nga radhët e partisë së Kampit Kombëtar, e udhëhequr nga ish-ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz.

“Ata që nuk mund të marrin përgjegjësi, të mësojnë nga gabimet dhe të nxjerrin mësime, nuk meritojnë të jenë liderë”, tha Farkash-Hacohen para votimit.

Ajo theksoi se publiku meriton përgjigje, ashtu si familjet e viktimave, ushtarët dhe familjet e pengjeve.

Votimi në Knesset çoi në një polemikë në platformën sociale X midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit Gantz.

“Kryeministër, ju kishin frikë të hyni në manovër dhe vonuat hyrjen në Khan Younis dhe hezituat të hyni në Rafah”, shkroi Gantz diku iu drejtuar kryeministrit Netanyahu.

“Ju folët për Rahahun kur ne këmbëngulën në nevojën për të kontrolluar fillimisht Korridorin e Filadelfit dhe për të parandaluar një forcim të përtërirë të Hamasit”, shtoi ai.

Në përgjigje, Netanyahu shkroi “lajme të rreme të Benny Gantz-it”.

“Bëra një ‘screenshot’, do të përmend postimin e tij deluziv kur të zbulohen protokollet dhe publiku do të zbulojë se kush kërkonte justifikime për të ndalur luftën për një ose dy vjet dhe kush me të vërtetë shtyu përpara për të vazhduar luftën deri në fitore”, shkroi ai.

Kritika

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, kritikoi refuzimin e parlamentit për të krijuar një komision zyrtar për të hetuar sulmin e Hamasit.

“Ata kanë frikë nga një komision hetimor. Sepse ata janë fajtorë për fatkeqësinë më të keqe në historinë e vendit”, shkroi ai në X.

Sipas postimit të tij, Netanyahu ka refuzuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni shtetëror hetimor derisa të përfundojë lufta në Gaza dhe të zhduket Hamasi.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Të paktën 38.800 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 89.100 të tjerë janë plagosur. Mbi nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të gjera të Gazës mbeten në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Osmani fton partitë në konsultim për zgjedhjet në veri

admin

Lideri çeçen i Rusisë takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë: Jemi të gatshëm për…

admin

Humbën jetën rreth gjashtë milionë qytetarë të saj, Polonia shënon 85-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

admin