RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon kryeministrin belg, flasin për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës

osmani-takon-kryeministrin-belg,-flasin-per-rendesine-e-integrimit-euroatlantik-te-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin belg, Alexander de Croo.

Osmani ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, shkruan teve1.info

“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

“Dje, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, e falënderova e Kryeministrin belg Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, takimi është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, ku presidentja po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Related posts

OKB: Ndihmat për Gazën nga ajri nuk i zëvendësojnë ato nga toka

Muhamet Ramadani

Tërmet 5.7 ballë në Bangladesh, 5 të vdekur dhe 100 të plagosur

admin

Kryqi i Kuq merr mbetjet mortore të një pengu izraelit nga Gaza

RTI