RTV AHIRETI
Lajme

Aksion kundër “Fajdes”, arrestohen katër persona në Prishtinë

aksion-kunder-“fajdes”,-arrestohen-kater-persona-ne-prishtine

Një aksion kundër fajdes është zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa lokacione në Prishtinë.

Nga aksioni i Prokurorisë Themelore dhe Policisë së Kosovës u arrestuan katër persona.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së. Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej, theksohet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

Për fajde, policia ka zhvilluar disa aksione edhe gjatë javëve të kaluara në disa qytete në Kosovë./Telegrafi/

The post Aksion kundër “Fajdes”, arrestohen katër persona në Prishtinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Festimet me mjete piroteknike, 25 të lënduar

admin

Vala e fortë e ftohtë përfshin Indinë veriore

admin

Libi, në rajonet e prekura nga përmbytjet infrastruktura është dëmtuar 70 për qind

admin