RTV AHIRETI
Lajme

Banka, linja ajrore e media – dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën

banka,-linja-ajrore-e-media-–-deshtim-masiv-i-internetit-po-shkakton-probleme-ne-mbare-boten

Shumë institucione dhe kompani në mbarë botën, duke përfshirë aeroportet, bankat, spitalet dhe shtëpitë e medias, kanë raportuar dështime teknike që u kanë shkaktuar atyre vështirësi.

Probleme të theksuara u regjistruan në aeroportet e Australisë, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës.

Fluturime të shumta janë vonuar dhe pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe të ndjekin informacionet më të fundit.

Sky News u rrëzua në Britani të Madhe dhe një numër linjash ajrore dhe aeroportesh evropiane raportuan gjithashtu probleme.

Linjat ajrore kryesore amerikane – Delta, United dhe American Airlines – kanë pezulluar fluturimet e tyre nëpër botë.

The post Banka, linja ajrore e media – dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

rezart morina

Meloni: Gjermania nuk duhet të ndihmojë OJQ-të për emigracionin pa u konsultuar me ne

rezart morina

Bregu Perëndimor, hapen dyert për 11 mijë nxënës nga Gaza

admin