RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person nën dyshimin se ndihmoi Faton Hajrizin të arratisej nga burgu

arrestohet-nje-person-nen-dyshimin-se-ndihmoi-faton-hajrizin-te-arratisej-nga-burgu

Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi që i njëjti dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin që të arratiset nga burgu i Smrekonicës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale”.

“Është ndaluar ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, tha Preteni.

Related posts

Hakmarrje në Hormuz

Hevzi

Sot 4 vite nga pushtimi rus, Zelensky: Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij! Dua që Trump të qëndrojë në anën tonë

admin

Osmani: Rikthimi i regjimit të vizave, vrasje për dialogun

admin