RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të burgosurit korrin grurin në Dubravë, mbledhin rreth 32 mijë kilogramë

te-burgosurit-korrin-grurin-ne-dubrave,-mbledhin-rreth-32-mije-kilograme

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë korrë 10 hektarë grurë, ku sasia e tërësishme e grurit nga korrje – fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e gjithë puna nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

“Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së”, thuhet në njoftim.

Related posts

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

RTI

Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit

Muhamet Ramadani

Kush është Guvernatori i ri i BQK-së të cilin e votoi Kuvendi pak para mesnate?

admin